Guxo për më shumë – Episodi 2 me Sara Karaj

“Çdo ditë ti ke dy mundësi.
Të flesh me ëndrra, apo të zgjohesh e të punosh për to.”

shiko i pari episodet e reja

Bëhu pjesë e komunitetit të sipërmarrjes në Shqipëri

Rreth nesh

Emisioni “Think Big” është një program i ri mediatik i Business Magazine Albania, i cili ka si mision të informojë dhe edukojë të rinjtë me mundësitë për karrierë, e me vlerat e profesioneve, dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes në shoqërinë tonë.

Është një emision ndryshe nga të tjerët, sepse në fokus do të jenë të rinjtë dhe mundësitë e tyre të karrierës në Shqipëri.
Në fokus është të jetë informues, edukues, si dhe frymëzues për të rinjtë që do kemi në audiencën tonë pasi ftohen sipërmarrës të rinj, ekspertë të fushave dhe modele suksesi. Të gjithë të ftuarit ndajnë me ne eksperiencat, këshillat dhe historitë personale se si kanë arritur sukses në karrierën e tyre.

 

Personazhet pjesë e emisioneve do të japin:

• Këshillat e tyre për karrierën dhe për vlerat e profesioneve.
• Informacion rreth aftësive që do t’u duhen të rinjve për të arritur sukses në fushën e tyre.
• Mundësi për të rinjtë si: trajnime, internship, vende pune, etj.

“Think Big” është një cikël emisionesh (12 emisione) dhe do të prezantojë sipërmarrës dhe ekspertë nga fushat kryesore të biznesit që janë në vendin tonë. Synimi është të informohen të rinjtë me mundësitë për karrierë, me trendet dhe me profesionet e reja që mund të ndjekin në Shqipëri. Fushat në fokus janë: teknologji, turizëm, agroturizmit, shërbime, bizneset sociale, ndërmjetësimi, prodhimi, etj).

 

Ekipi

Gerti Boshnjaku

Producent

Gerti është CEO dhe themelues i New Media Communications dhe Business Mag Albania. Ai ka mbi 20 vite eksperiencë në fushën e marketingut dhe PR.

Renato Civili

Moderator

Renato është konsulent në fushën e marketingut dixhital, zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit. Ka eksperiencë mbi 12 vite në fushën e marketingut dhe shitjeve në kompani të ndryshme.

Neada Muçaj

Moderatore

Neada është moderatore e emisionit. Prej vitit 2016 ajo është dhe content creator pranë revistës Business Magazine Albania.

Albana Muçaj

Kryeredaktore

Albana Muçaj, Kryeredaktore e Businessmag. Me përvojë në fushën e gazetarisë ekonomike, Albana ka zhvilluar analiza të thelluara për sektorë të ndryshëm të ekonomisë si dhe intervista me sipërmarrës të rëndësishëm e drejtues të institucioneve publike.

Arlind Zoto

Regjizor

Arlindi është Art Director me mbi 6 vite eksperiencë. I specializuar për video production dhe video animation.

Erald Xhuti

Marketing

Eraldi ka një eksperiencë 3 vjeçare në fushën e marketingut dixhital. Ai është i specializuar në krijimin dhe menaxhimin e fushatave online.

Alban Sipri

Kameraman

Kameraman me mbi 10 vite eksperiencë, në projekte të ndryshme si dokumentarë, filma, emisione, reklama, evente.

shiko i pari episodet e reja

Bëhu pjesë e komunitetit të sipërmarrjes në Shqipëri